Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orë letrare në 23-vjetorin e rënies së Agim Ramadanit (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbëresha Fazliu 11.04.2022 20:47

E veja e ish-komandantit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, është shprehur e zhgënjyer se në librat e historisë nuk ka tekste, të cilat shkruajnë për luftën e Kosovës, tash e 23 vjet.

Sipas saj, ky fakt është i dhimbshëm, më i dhimbshëm se vdekja e dëshmorëve të luftës.

Këto fjalë, e veja e Ramadanit i tha në orën letrare “Ditët e Shqipes”, të organizuar nën patronazhin e presidentes Vjosa Osmani dhe Shoqatës së Brigadës “Agim Ramadani” për nder të rënies heroike të komandantit Agim Ramadani – Katana.

Në këtë organizim, u shpallën dy fituese për poezinë më të mirë kushtuar luftës së zhvilluar në Koshare. Flutura Hyseni mori çmimin e dytë, për poezinë “Ushtari”. E Erblina Krasniqi mori të tretin për “Jam me fat ku jetoj”.

Çmim të parë nuk pati, sepse sipas kryetarit të komisionit vlerësues, Bedri Zymberi, pati shumë pak pjesëmarrës, vetëm 16, andaj për këtë arsye u vlerësua se s’duhet të shpallet fituesi i vendit të parë.

lajme të ngjashme