Orav dhe Kurti bien dakord për rifillim të reformave që çojnë para rrugën evropiane të Kosovës NULL NULL 16.02.2026 09:30 16.02.2026 09:30 Mëngjesin e së hënës, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit zyrtar, në këtë takim Orav uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij të tretë si kryeministër, transmeton klankosova.tv. Tutje, në njoftim theksohet se ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës. “Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë. Ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.