Orangutani i vogël shpëtohet pasi u gjet duke qarë në shkurre (FOTO) NULL NULL 19.08.2018 18:30 19.08.2018 18:30 I vogli i orangutanit është gjetur i vetëm në xhungëll, transmeton Klan Kosova. Orangutani i vogël, nëna e të cilit pretendohet se ka vdekur, është shpëtuar nga vendasit heroikë pasi u gjetë duke qarë vetëm në xhungël. Një punëtor i plantacioneve, i quajtur Rahman, gjeti majmunin duke qarë në shkurre dhe raportoi zbulimin tek menaxherja e tij. Ky punëtor pasi e pa, mendoi se nëna e foshnjës do të kthehej për ta marrë atë dhe e lanë aty ku ishte, por kur u kthye ai ishte ende në të njëjtin vend, bile i mërzitur. Ekipi nga Shpëtimi Ndërkombëtar i Kafshëve (IAR), e quajti majmunin e vogël Rahman, me emrin e njeriut që e gjeti atë. Pretendohet se nëna e Rahman ishte vrarë nga gjuetarët e paligjshëm. Ndryshe, ekspertët vlerësojnë se popullsia orangutane e vendit ka rënë në 60 përqind që nga viti 1950, transmeton Klan Kosova.