Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ora 17:00, Asisti 478 hap maratonën e NBA

NULL NULL
17.01.2022 16:22

Për adhuruesit e basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova, ASISTI në episodin 478, i cili do t’i paraprijë maratonës së MLK Day do të fillojë me orar të ndryshëm nga zakonisht duke nisur nga ora 17:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pas mesnate në Klan Kosova teksa sjellë përmbajtje tejet atraktive me komplet raportin e dy xhirove të para të vitit 2022 dhe lajmet më të reja nga spektri ndërkombëtar.

Trepça humbi dy ndeshjet e para të vitit që të dyjat në “Minatori” nga Golden Eagle Ylli dhe Prizreni 16 teksa rivalët e tyre të Pejës fituan një ndeshje të zjarrtë kundër Sigal Prishtinës, raportin e së cilit poashtu do ta gjeni në Asistin 478.

Në Aba Ligë dhe Euroligë u zhvilluan xhirot e radhës me shumë ndeshje të bukura dhe interesante, përmbledhjen e të cilave mund ta ndiçni në ASIST teksa përfund fluturimin basketbollistik e mbyllim me ligën më të fortë në botë, NBA aty ku pikërisht sonte do të keni mundësinë ta ndiçni maratonën fantastike të NBA MLK Day me shtatë ndeshje rresht në multi-transmetim të cilat pikërisht pas këtij edicioni të Asistit mund t’i ndiçni ekskluzivisht në Art Sport 1.

lajme të ngjashme