Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozitari rus akuzohet pse nuk foli siç do pushteti (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 13.07.2022 20:40

Dera e një gjykate ruse u zu me gazetarë e aktivistë.

Të gjithë shkuan të mësojnë për fatin e një 38-vjeçari opozitar, që u arrestua ditë më parë, pasi kishte ofenduar një oficer ushtarak në parkun e qytetit të Moskës.

Për këtë, Ilya Yashin kaloi 15 ditë në burg se nuk iu bind policisë, teksa akuza të tjera e rënduan atë gjatë gjykimit.

Ai u fajësua edhe për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë, dhe për këtë rrezikon të dënohet me 15 vjet burgim, njofton Klan Kosova.

“Çdo fjalë që ndryshon nga Konashenkov ose zonjusha Zakharova nga këndvështrimi i tyre përbën përhapje të informatave të rreme”, deklaroi Vadim Prokhorov, avokat që përfaqëson Ilya Yashin.

Rusët urdhërohen të besojnë vetëm fjalët që i thotë zëdhënësi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Ai njoftoi të mërkurën se do rinisin bisedimet me Ukrainën për një marrëveshje të mundshme për të nxjerrë grurin nga portet e bllokuara dhe të minuara të Ukrainës përmes Detit të Zi.

“Delegacioni rus ka përgatitur dhe dorëzuar për shqyrtim një paketë propozimesh për një zgjidhje të hershme praktike të kësaj çështjeje”,  tha Igor Konashenkov, zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Në këto bisedime sipas Konashenkov do të përfshihen edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.

 

 

lajme të ngjashme