Opozitarët nga PDK-ja nuk e duan “Malishevën Urbane” (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 17.10.2023 19:50 nga Florentina Hoti 17.10.2023 19:50 Festuan me surle e tupanë dhe iu gëzuan shumë përurimit të rrugës “Ibrahim Mazreku”, e cila për muajt e verës u përdor si shesh. Malishevasit i janë gëzuar çdo metri të asfaltit që u shtrua në projektin që u tha se do t’i japë qytezës pamjen urbane, madje edhe emri i është vënë i tillë – “Malisheva Urbane”. E gjitha nisi rreth një vit më parë, kur nisen punimet në qytetin e Malishevës, për ndërtimin e rrugës “Ibrahim Mazreku”. Transporti nëpër këtë pjesë të qytetit ndalonte herë pas here, gjë e cila varej nga fazat e punimeve, por malishevasit duronin dhe më 5 gusht të këtij viti, u bë shtrimi i shtresës së parë të asfaltimit të kësaj rruge, rrjedhojë e së cilës do të fillonte edhe qarkullimi i rregullt i veturave. Pamjet nga festa vërshuan edhe rrjetet sociale, të cilat dominonin në Tik-Tok. Por dikush mendon se është syhapur dhe gjithçka po e vëzhgon me llupën e opozitës. Madje për Halit Zogajn, nga Partia Demokratike e Kosovës, i gjithë projekti ishte i panevojshëm. Zogaj, i cili është nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, për KIKS-in rrëfeu disa shkelje që ata si opozitë pretendojnë të jenë bërë nga Nisma, partia që drejton këtë komunë. Sipas Zogajt, projektet që komuna paraqet kanë kosto shumë të lartë nëse krahasohen me buxhetin që Komuna e Malishevës posedon. Për KIKS-in, nënkryetari i partisë opozitare në këtë komunë pretendon se shkeljen e parë komuna e bëri kur ndërtimin e rrugës “Ibrahim Mazreku” e bëri pa një projekt por vetëm në bazë të skicave. Një pretendim të tillë e hedh poshtë Komuna e Malishevës. Në një përgjigje elektronike për KIKS Kosovën, ata kanë thënë se të dyja projektet aktive në këtë komunë kanë projekte të detajuara. /Klankosova.tv