Opozita pret vit “shterp” parlamentar (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 07.02.2024 20:24 nga Flamur Gajtani 07.02.2024 20:24 Jemi në muajin e dytë të këtij viti, e deri tash u mbajt vetëm një seancë plenare. Në fakt edhe ajo e 18 janarit, që do vazhdohet të enjten, ishte e jashtëzakonshme dhe jo e rregullt, raporton Klan Kosova. Megjithatë për këtë vit, partia në pushtet ka paraparë të miratohen 101 ligje. Si vit i fundit i kësaj legjislature, sipas Mimoza Kusari Lilës, pritet të jetë me përqindjen më të lartë të përmbushjes së agjendës legjislative. Për realizimin e këtij plani janë skeptikë në partinë më të madhe opozitare PDK, bazuar se në vitin e shkuar qe përmbushur vetëm 52% e punës. Në LDK kritikojnë parashikimet e pushtetit që thonë se bënë planifikime vetëm shkel e shko. Por në ecurinë e agjendës legjislative, pozita nuk mund të llogaris shumë në votat e AAK-së. Për opozitën, produktiviteti i Kuvendit pritet të jetë më shterpë pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese gjatë 2023-ës disa ligje i riktheu për plotësim.