Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozita në Shqipëri tregon “muskujt” në shesh, zbulohen skenarët e revoltës së demokratëve

NULL NULL
28.02.2026 12:00

Demokratët kanë mbledhur forcat për të protestuar sërish sot poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Top Channel raporton se protesta e pestë kombëtare e opozitës nuk do të ketë fjalime, por demokratët do flasin më shumë me akte.

Ndryshe nga protestat e mëparshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërkohë që organizatorët e protestës së PD nuk kanë vendosur podium, transmeton Klankosova.tv.

Dyert e Kryeministrisë janë blinduar, ndërkohë është mbuluar dhe stalacioni i dritave. Rreth Kryeministrisë po vendoset gardh metalik.

Ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit, sipas tyre kjo nisur nga incidentet e dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm.

 

lajme të ngjashme