Opozita hedhë “kokainë” ndaj Kryeministrisë (VIDEO) NULL NULL 01/03/2017 01/03/2017 Menjëherë pas fjalës së përditshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në tendën e protestës, disa mbështetës së opozitës kanë nisur të gjuajnë me miell në drejtim të godinës së kryeministrisë. Mielli i hedhur në shenjë proteste simbolizon drogën. Një mesazh të tillë, opozita e dha edhe me dronin e ngritur dy ditë më parë ku shkruhej “Zgjedhje të lira pa drogë e pa të droguar”, shkruan Lapsi.al. Pak para këtij akti, kreu i PD-së, Basha tha se ai si kryeministër do të mundte drogën dhe krimin në vend. “Unë jam gati t’ju jap shqiptarëve rendin dhe sigurinë e vërtetë, me zero tolerancë, me zero kompromis me krimin. Bashkë do i dalim ta fusim Shqipërinë në BE, duke mundur drogën. Do krijojmë Xhandarmërinë Kombëtare për të mundësuar që mijëra bijë dhe bija me përgatitjen e duhur, me investimet nga taksapaguesit të marrin pjesë dhe të kenë përgjegjësi bashkë me policinë për të marrë në dorë territorin e Republikës së Re”,- tha Basha.
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 2 minuta më parë
Ekonomi Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) 2 minuta më parë
Lajme Mocioni i mosbesimit, ‘Abazoviq s’e ka as mbështetjen e deputetëve shqiptarë’ (VIDEO) 7 minuta më parë