Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Operohet Ake

NULL NULL
03.03.2025 19:58

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan Ake, i është nënshtruar një operacioni në këmbën e tij në të cilën vuante nga një frakturë.

“Ky ka qenë një sezon shumë i vështirë për mua, por tani kam kryer me sukses një operacion për një frakturë në këmbën time, e cila më ka shqetësuar për muaj të tërë, dhe po e shoh pozitivisht të ardhmen”, ka shkruar Ake në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet se sa do t’i mungojë holandezi kampionit në fuqi të Anglisë, mirëpo disa media raportojnë se sezoni për të ka përfunduar.

Akeja sidoqoftë nuk është se ka qenë i përhershëm këtë stinor, pasi nuk ka figuruar standard në shumë prej takimeve të Qytetarëve.

lajme të ngjashme