Operacioni i ‘zorrës qorre’ shkoi keq, burri duket si të jetë në muajin e nëntë të shtatzënisë (FOTO) NULL NULL 03.03.2022 19:59 03.03.2022 19:59 Garry është burri i cili u operua në Spitalin Rotherham në South Yorkshire, pasi kishte apendiksit, apo ajo që njihet si “zorra qorre”. Por, ajo që duhej të ishte një operacion rutinë shkoi keq për të dhe tani ai ka një hernie të madhe, e cila e bën atë të duket sikur të ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Për shkak të pandemisë, ekspertët paralajmëruan më parë se mund të duhen deri në pesë vjet për t’u pastruar. Gruaja e tij, Julia, tha se Garry kishte anuluar tre operacione, por kur i treti u anulua, Gary u rrëzua sepse apendiksi i tij kishte shpërthyer. Pasi u operua, zorrët i kishin shtyrë murin e barkut, gjë që e ka lënë me një hernie të madhe. Julia pretendon se kirurgu që bëri operacionin e burrit të saj nuk e kishte qepur siç duhet, duke e lënë atë në këtë gjendje.