Operacioni i Antidrogës në Prishtinë kapen 11 kilogramë Marihuanë NULL NULL 06.11.2024 21:04 06.11.2024 21:04 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. 11 kilogramë marihuanë janë kapur në aksionin e Antidrogës në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në operacionin e koduar “Transferi” është arrestuar një person. Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga policia përmes zëdhënësit Daut Hoxha. Hoxha tha se droga ishte gjetur i fshehur në një kavanoz. “Ditë më parë policia i kishte arrestuar dy persona ku ishin konfiskuar edhe një sasi e drogës. Kurse, sot personi i arrestuar supozohet të jetë shitësi. Policia ka arritur ta identifikojë përmes masave taktike operative”, tha Hoxha. Aksioni është realizuar nga Antidroga në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt./Klankosova.tv Operacioni i Antidrogës në Prishtinë kapen 11 kilogramë Marihuanë