Operacion i rrallë në QKUK, 40-vjeçares i hiqen 21 mioma nga mitra NULL NULL 07.11.2022 10:35 07.11.2022 10:35 Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike është kryer një operacion i rrallë. Sipas njoftimit nga ShSKUK në Facebook, një 40-vjeçareje i janë hequr 21 mioma nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime. Operacioni ka zgjatur më shumë se katër orë. “40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e rujtuar mitrën, pa dëmtime. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.