Operacion antidrogë në Itali: Arrestohen tetë persona, mes tyre edhe shqiptarë NULL NULL 30.09.2023 17:46 30.09.2023 17:46 Antidroge Tetë persona janë arrestuar pas një operacioni antidrogë në Itali, ku sipas mediave italiane, mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Bëhet e ditur se gjashtë nga personat e arrestuar kanë mbetur në burg, ndërsa ndaj dy të tjerëve u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni “Vezët e Arta 2022” filloi që verën e kaluar. Asokohe autoritetet italiane sekuestruan 6 kilogramë drogë, të llojit kokainë heroinë dhe marihuanë dhe arrestuan pesë persona. Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur gjetjen e mbi 250 shitjeve të lëndëve narkotike në qendër të qytetit Savona ndaj të arrestuarve, banorë në provincat Savona, Genova dhe Modena”, thuhet në njoftim.