Operacion antidrogë në Elbasan, 40 të arrestuar NULL NULL 08.09.2025 07:50 08.09.2025 07:50 Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Forcat e shumta të policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, ku, sipas burimeve të Euronewsal, mësohet se janë arrestuar rreth 40 persona. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, pritet që institucionet ligjzbatuese të publikojnë një njoftim zyrtar mbi rezultatet e plota të këtij operacioni.