Operacion anti-drogë në Berat, ndalohen 80 gra në një fermë kanabisi NULL NULL 10.11.2022 12:44 10.11.2022 12:44 Plot 100 persona, 80 prej të cilëve besohet të jenë gra, që ishin punësuar në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit, janë ndaluar nga policia shqiptare këtë të enjte. Ata u kapën në flagrancë teksa po pastronin lëndët e kultivuara narkotike, derisa operacioni u realizua nga drejtoria e përgjithshme e policisë në Shqipëri, shkruan ABC News, transmeton Klankosova.tv. Autoritet vepruan pasi pranuan informacionet se në njësinë administrative Kutalli të Beratit po zhvillohej kultivimi i lëndëve narkotike, ndërkaq për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt drejtorisë së Beratit. Policia është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast bashkë me pronarët e fermës.