Opera e Kosovës prezantoi koncertin “Kosova në Tinguj” NULL NULL 24.05.2024 17:11 24.05.2024 17:11 Opera e Kosovës prezantoi koncertin “Kosova në Tinguj”, 23 maj, 2024. Foto: MKRS Mbrëmë në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Opera e Kosovës ka prezantuar koncertin “Kosova në Tinguj”. I organizuar me rastin e takimit vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve, që po mbahet për herë të parë në Prishtinë, koncerti mori vëmendjen e të pranishmëve duke krijuar një atmosferë të veçantë. MKRS-ja tha se “Kosova në tinguj” është mbajtur nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, soprano Adelina Paloja, Besa Llugiqi dhe Zana Abazi-Ramadani. Instrumentistë Jon Rrecaj me klarinetë dhe Gent Hoxha me fyell e çifteli. /Klankosova.tv