Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opera e Kosovës bëhet me logon e saj (FOTO)

NULL NULL
18.01.2023 15:35

Ministria e Kulturës ka përzgjedhur logon për Operën e Kosovës, e cila do të jetë një identitet i qëndrueshëm me të cilët do të përfaqësohet ky institucion.

Në konkursin publik të shpallur nga MKRS-ja, janë pranuar gjashtë propozime dhe në mënyrë unanime është përzgjedhur logoja e Berin Hasit.

“Origjinaliteti, niveli estetik dhe kreativ, përdorimi i simbolit ‘Neum’ në krijimin vizual të frekuencës akustike, pasqyrimi artistik i veprimtarisë së Operës së Kosovës, përdorimi i një fonti të ri origjinal nga autori, janë disa nga arsyet e vendimit të jurisë së kryesuar nga Arlinda Hajrullahu teksa anëtarë tjerë ishin Alisa Gojani, Dhurata Ramosaj, Dardan Selimaj dhe Meriton Ferizi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme