Omicroni në Kosovë, a do të ketë masa të reja? NULL NULL nga Albert Bajrami 27.12.2021 16:04 nga Albert Bajrami 27.12.2021 16:04 FILE PHOTO: Test tubes labelled "COVID-19 Test Positive" are seen in front of displayed words "OMICRON SARS-COV-2" in this illustration taken December 11, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration Ministria e Shëndetësisë nuk do të ashpërsojë masat anti-COVID, ani pse në Kosovë i pranishëm është edhe varianti i ri OMICRON, i cili llogaritet më i transmetueshëm se variantet tjera. Nëntë raste janë identifikuar me OMICRON pas testimeve të kryera. Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Ministria e Shëndetësisë u tha se aktualisht po zbatohen masat, të cilat janë në fuqi dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë rekomandim për ashpërsimin e tyre. MSH-ja thotë se nuk ka marrë asnjë rekomandim për ashpërsimin e masave anti-COVID edhe pas identifikimit të 9 rasteve të infektuara me variantin e ri Omicron të COVID-19 në vend. “Aktualisht janë në fuqi një seri masash, të cilat duhet të zbatohen për përpikëri dhe të vazhdojë vaksinimi i plotë, ndërsa komisioni jep rekomandime nëse masat në fuqi janë të mjaftueshme, apo duhet ndryshuar diçka, qoftë në drejtim të shtrëngimit të tyre apo lirimit të tyre. Pra çdo ndryshim i masave është i lidhur me zbatimin e tyre dhe vaksinimin”. “Komisioni këshillëdhënës lidhur me pandeminë COVID-19 jep rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me masat kundër COVID-19, bazuar në situatën epidemiologjike të IKSHPK-së në vend, ecurisë së pandemisë në vendet e tjera, dinamizmin e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet që jepen edhe nga mekanizmat si OBSH e ECDC”. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur dje se nga testimi i 22 mostrave të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin e ri. Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste: – dy raste janë të importuara nga SHBA-ja; – dy raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar; – një rast është i importuar nga Franca dhe – katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë. LAJMI I FUNDIT: Nëntë raste me Omicron në Kosovë