Oliver Varhelyi do ta zëvendësojë Komisionerin e BE-së Johannes Hahn NULL NULL 18.11.2019 16:12 18.11.2019 16:12 European Union commissioner-designate for Neighbourhood and Enlargement, Hungary's Oliver Varhelyi attends a hearing before the European Parliament in Brussels on Novembre 14, 2019. - Varhelyi and two other commissioners-designate are facing three-hour hearings today as MEPs will examine whether they are qualified to be Members of the College of Commissioners, to carry out their assigned duties and to deliver on the programme that EU President-elect presented to MEPs in July. (Photo by JOHN THYS / AFP) (Photo by JOHN THYS/AFP via Getty Images) Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është në rrugën e duhur për ta marrë detyrën më 1 dhjetor pasi të dy grupet më të mëdha politike në Parlamentin Europian kanë thënë se do ta mbështesin kandidatin hungarez, Oliver Varhelyi, që të bëhet Komisioner për Zgjerim të BE-së. Varhelyi aktualisht është ambasador i Hungarisë në BE dhe ai mori dritën e gjelbër nga anëtarët e komitetit të Parlamentit për ta zëvendësuar Komisionerin aktual, Johannes Hahn, shkruan politico.eu, transmeton klankosova.tv. Ai ka marrë mbështetjen e eurodeputetëve pasi ka thënë se është i pavarur nga kryeministri i tij, Viktor Orban, që është i njohur për qëndrimet kundër Bashkimit Europian. “Unë nuk do të jem i detyruar dhe as i ndikuar nga ndonjë deklaratë ose qëndrim i ndonjë Kryeministri të ndonjë vendi ose ndonjë përfaqësuesi tjetër të ndonjë Qeverie”, ka deklaruar Varhelyi para anëtarëve të komitetit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.