Oliver Stone: Ryan Gosling po humb kohë duke bërë filma si “Barbie” NULL NULL 22.01.2024 21:36 22.01.2024 21:36 Regjisori Oliver Stone ka sugjeruar që aktori Ryan Gosling po humb kohë duke bërë filma si “Barbie”. Goslingu luajti rolin e Kenit në filmin e vitit të kaluar nën regjinë e Greta Gerwigut, duke u nominuar për BAFTA për aktorin më të mirë në rol dytësor. Mirëpo Stone e ka kritikuar filmin por edhe Goslingun për zgjedhjet e tij të fundit. “Ryan Goslingu po e humb kohën e tij nëse po e bën atë punë për shkak të parave”, ka thënë Stone për City A.M. “Ai duhet të bëjë filma më seriozë. Ai nuk duhet të jetë pjesë e infantilizimit të Hollivudit”.