Olimpistja kineze, habitet kur e kupton se ka dalë e treta në garë (VIDEO) NULL NULL 11.08.2016 19:14 11.08.2016 19:14 Një notare e Lojërave Olimpike në Rio, e ka marrë vesh se ka fituar një medale të bronztë vetëm gjatë një interviste dhënë për mediat. Fu Yanhui, e ka fituar medaljen e bronztë në garën 100 metërshe, mirëpo një gjë të tillë nuk e kishte kuptuar derisa ia ka bërë me dije reporterja. Notarja olimpike, tashmë është bërë hit në rrjetet sociale në Kinë, pas intervistës së saj qesharake dhënë me 7 gusht. Ajo është gëzuar shumë kur e ka kuptuar se ka marrë një medalje nga olimpiada, edhe pse një gjë të tillë nuk e dinte deri në momentin që ia tha gazetarja.