Oklahoma “i shkund” Pelikanët NULL NULL 25.04.2024 10:27 25.04.2024 10:27 Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore ndaj New Orleans Pelicans, me rezultat 124-92. Pas kësaj fitoreje, Oklahoma tani udhëheqë 2-0 serinë ndaj Pelicans, në kuadër të playoff-it të 1/8 së finales në NBA. Thunder dominoi thuajse të gjithë ndeshjen duke fituar çerekun e parë 35-22, teksa ai i dyti u mbyll baras 28-28. Vendasit në çerekun e tretë dhe të katërt fituan me shifrat 29-24, 32-18 për rezultatin final 124-92. Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte Shai Gilgeous-Alexander, me 33 pikë, tre kërcime dhe pesë asistime.