OKB: Rreth 80 për qind e banorëve të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre NULL NULL 03.12.2023 16:39 03.12.2023 16:39 Gaza Rreth 80 për qind e atyre që jetojnë në Gaza u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. Kështu thuhet në vlerësimin e OKB-së, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv. Në përditësimin e saj të fundit, zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, tha se rreth 1.8 milionë nga 2.2 milionë njerëz që jetojnë në Gaza mendohet se janë të zhvendosur brenda vendit.