Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OKB: Rreth 160 mijë njerëz janë larguar nga Libani për në Siri

NULL NULL
03.10.2024 18:19
Pamje pas një sulmi ajror izraelit në Bejrut më 2 tetor: Foto AP.
Pamje pas një sulmi ajror izraelit në Bejrut më 2 tetor: Foto AP.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka thënë se rreth 160 mijë njerëz kanë kaluar kufirin nga Libani në Siri që nga fillimi i sulmeve në Liban.

“Shkalla e atyre që kalojnë në Siri u ngadalësua të mërkurën pas një rryme të qëndrueshme të mbërritjeve, që kur Izraeli filloi fushatën e tij ajrore kundër Hezbollahut në Liban më 23 shtator”, tha UNHCR në një përditësim.

Nga mijëra që tani besohet se kanë bërë udhëtimin, rreth 112 mijë janë sirianë, ndërkaq pjesa tjetër shtetas libanezë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, është bërë e ditur se shumica dërrmuese e njerëzve po largohen nga Libani në lindje, drejt Damaskut.

lajme të ngjashme