Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OKB: Punonjësit e ndihmës në Gaza mund të detyrohen të ndalojnë punën për shkak të bllokimit të karburantit

NULL NULL
25.10.2023 11:10
Punonjësit e ndihmës

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se punonjësit e ndihmave mund të detyrohen të ndalojnë operacionet humanitare në Gaza nëse Izraeli nuk heq bllokadën ndaj furnizimeve me karburant.

“Nëse nuk marrim karburant urgjentisht, do të detyrohemi të ndalojmë operacionet tona në Rripin e Gazës. Koha po mbaron”, tha zëdhënësja e UNRWA, Tamara Al-Rifai për BBC.

“Ne kemi nevojë për karburant në mënyrë që kamionët tanë të mund të marrin ndihmat e nevojshme. Ne kemi nevojë për karburant për impiantet tona të shkripëzimit të ujit në mënyrë që njerëzit të kenë akses në ujë të pastër. Spitalet kanë nevojë për karburant, për makineritë që shpëtojnë jetë, pa të cilat njerëzit mund të vdesin”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit hodhën poshtë kërkesat e OKB-së duke thënë se karburanti “nuk do të hynte” në Rripin e Gazës pasi Hamasit i nevojitej për “infrastrukturën e tij operacionale”.

 

lajme të ngjashme