OKB-ja mban zi për 171 anëtarë të stafit të vrarë në Gaza NULL NULL 26.03.2024 00:22 26.03.2024 00:22 Foto nga arkiva. Gaza OKB-ja mban zi për 171 anëtarë të stafit të vrarë nga ushtria izraelite gjatë luftës në Gaza. Sot është dita e 171-të e luftës së Izraelit kundër Gazës dhe janë gjithashtu 171 anëtarë të stafit të OKB-së të vrarë. Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së ndihmës së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) përmes një postimi në “X” bëri sërish thirrje për armëpushim, “Shpresoj që thirrja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm do t’i sjellë Gazës dhe rajonit paqen që populli i saj e meriton kaq mirë”, u shpreh ai.