Ohër: Në tentim për ta fshehur nga policia, 32 vjeçari gëlltiti një pako me kokainë NULL NULL 18.02.2025 14:48 18.02.2025 14:48 Një rast jo i zakonshëm raportohet të ketë ndodhur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Atje, një 32-vjeçar thuhet se e ka gëlltitur një një pako me kokainë. Ky veprim dyshohet se u bë për ta fshehur nga policia. Ai pasi u arrestua, u dërgua në spitalin e përgjithshëm në Ohër, shkruan Alsat-M transmeton Klankosova.tv Sipas policisë, gjatë inspektimit të automjetit, i dyshuari 32 vjeçar ka gëlltitur pakon me kokainë, pas së cilës policia nga departamenti i luftës kundër shitjes së lëndëve narkotike të paligjshme në SPB Ohër, e kanë privuar nga liria dhe është dërguar në Spital. Sipas autoriteteve, ndaj K.N. është ngritur akt akuzë me dyshimin e kryerjes së veprës penale të prodhimit dhe shitjes së paautorizuar të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.