Oficeri i lartë i inteligjencës gjermane akuzohet se i ka treguar sekrete shtetërore Rusisë NULL NULL 06.09.2023 15:40 06.09.2023 15:40 Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane është akuzuar për tradhti. Ai dyshohet se i ka treguar Rusisë sekrete shtetërore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Prokuroria pretendon se i akuzuari ndau informacione rreth luftës në Ukrainë dhe grupit mercenar Wagner, dhe raportet gjermane thonë se këto veprime atij i siguruan rreth 400 mijë euro. I akuzuar është edhe një gjerman tjetër, i cili dyshohet se ka kryer detyrën e korrierit. Të dy burrat mund të përballën me burgim të përjetshëm, transmeton Klankosova.tv.