Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vlerësohet me mirënjohje nga Mbretëria e Bashkuar NULL NULL 24.04.2026 17:04 24.04.2026 17:04 Foto: FSK - Facebook Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nëntoger Endi Sherifi ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon, Uells, në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtij kursi intensiv, siç ka bërë të ditur FSK përmes një postimi në Facebook, ai ka demonstruar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera udhëheqëse. Si rezultat i performancës së tij, Nëntoger Sherifi është vlerësuar me Mirënjohje të Veçantë nga Komandanti i Shkollës së Këmbësorisë, e cila iu dorëzua nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjeneralmajor Carl Bosëell. “Forca e Sigurisë së Kosovës është shprehur krenare për arritjet e pjesëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare dhe të ngrenë standardet profesionale të forcës”, thuhet në postim. /Klankosova.tv