Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në ShBA, shpallet “Ironman”   

NULL NULL
22.09.2025 15:27

Nëntoger Çlirim Gërguri nga Forca e Sigurisë së Kosovës,  ka diplomuar me sukses në Kursin Bazë të Inxhinierisë për Oficer (EBLOC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ai u bë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij kursi që u kualifikua dhe mori pjesë në Sapper Ranger Train-up, duke u dalluar me arritjet e tij.

Gërguri fitoi çmimin prestigjioz “IMO Ironman Award”, falë lidershipit, menaxhimit të detyrave, rezultateve të shkëlqyera në qitje, stërvitjeve fushore dhe përkushtimit akademik, transmeton Klankosova.tv.

“Përfundimi i suksesshëm i Kursit Bazë të Inxhinierisë përben një arritje të rëndësishme individuale dhe institucionale.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”, shkruhet në njoftim./Klankosova.tv

lajme të ngjashme