Ofertë gjigante nga Anglia për Alejandro Balde NULL NULL 17.02.2026 13:04 17.02.2026 13:04 Manchester United ka bërë një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Alejandro Balde. 22-vjeçari, produkt i akademisë “La Masía”, konsiderohet si një nga talentet më premtues të skuadrës katalanase, por forma e tij e luhatshme dhe konkurrenca në rritje kanë hapur debat për të ardhmen e tij në “Camp Nou”. Barcelona po shqyrton situatën, pasi oferta nga Premier League shihet si e rëndësishme në aspektin financiar. Vera pritet të jetë vendimtare për Balde, i cili duhet të zgjedhë mes qëndrimit dhe sfidës së re në Angli.