Odaloviq: “Amerikanët u larguan nga kudo që ishin, Prishtina duhet të mendojë për këtë” NULL NULL 16.08.2021 12:39 16.08.2021 12:39 Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviq ka deklaruar se pasi amerikanët u tërhoqën nga Afganistani, kjo do të thotë se talibanët kanë mposhtur Shtetet e Bashkuara dhe britanikët dhe të gjithë ata që kanë luftuar kundër tyre. “Kudo që ishin amerikanët, ata u larguan nga ai vend, dhe Prishtina duhet të mendojë për këtë … “, tha ai për RTS, transmeton Klankosova.tv. Kryengritësit talibanë, të cilët kontrollojnë gati dy të tretat e Afganistanit, kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe kanë pushtuar pallatin presidencial. Ata njoftojnë se do të shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit, por premtojnë se nuk do të hakmerren ndaj askujt, përcjell Kosovo Online. Presidenti i Afganistanit është larguar tashmë nga vendi, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bogujevci: Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të Listës Serbe në kuvend? 1 orë më parë
Kosova Ky është objekti që ndërmarrja "Ibër Lepenci" po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi 3 orë më parë