Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

O’Connell dhe Simiq: Asociacioni s’është i rrezikshëm për Kosovën

NULL NULL
01.06.2016 17:14

Slavko Simiq, kryetari i Listës Serbe është takuar me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruariri O’Connell dhe që të dy kanë rënë dakord se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk përbën një kërcënim për Kosovën dhe se është në interes të të dyja vendeve që të gjitha marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës e Beogradit, të implementohen.

Simiq dhe ambasadori britanik, po ashtu kanë diskutuar për rëndësinë e komunikimit në mes të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të zgjidhen në mënyrë efektive problemet e qytetarëve, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.