Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OBSh: Misionet e ndihmave për spitalet e veriut të Gazës janë penguar nga vonesat e pikave të kontrollit

NULL NULL
22.04.2024 18:55
Kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus
Kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se përpjekjet për të arritur në dy spitale në veri të Gazës gjatë fundjavës ishin pjesërisht të suksesshme.

Ai është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të vonesave në pikat e kontrollit dhe luftimeve të vazhdueshme, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Më 20 prill, OBSh dhe partnerët mund të përfundonin vetëm pjesërisht misionin e tyre në spitalet Kamal Adëan dhe Al-Aëda për shkak të vonesave të rënda në pikat e kontrollit dhe luftimeve të vazhdueshme,” shkroi Tedros.

“Ne përsëri bëjmë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë aksesin në kujdesin shëndetësor dhe ndihmën humanitare për civilët. Edhe një herë bëjmë thirrje për armëpushim”, ka shkruar Tedros në “X”.

lajme të ngjashme