OBSH dokumenton 464 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza NULL NULL 06.06.2024 14:42 06.06.2024 14:42 Agjencia globale e shëndetit thotë se sulmet që prekën 101 objekte shëndetësore dhe 113 ambulanca kanë rezultuar në 727 viktima dhe 933 të plagosur që nga fillimi i luftës. “Dy të pestat (37%) e sulmeve ishin në qytetin e Gazës, gati një e katërta (23%) në Gazën veriore dhe mbi një e katërta (28%) në Khan Younis”, thuhet në postimin e OBSH në platformën X.