OBSH: COVID-19 i kushton 375 miliardë dollarë në muaj ekonomisë globale NULL NULL 13.08.2020 20:45 13.08.2020 20:45 Pandemia e COVID-19 i kushton afërsisht 375 miliardë dollarë për muaj ekonomisë botërore. Këtë e ka thënë Drejtori i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, që ka theksuar se bazohen në informacione nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. “FMN vlerëson se pandemia i kushton ekonomisë globale në muaj 375 miliardë dollarë dhe parashikohet një humbje kumulative e ekonomisë globale në dy vite me mbi 12 trilionë dollarë amerikanë”, është shprehur ai. “Bota tashmë ka shpenzuar trilionë për t’u përballë në periudhë afatshkurtër me pasojat e pandemisë”.