Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Objekte zjarrfikësish nëpër autostradë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 18.09.2022 20:30

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po planifikon ndërtimin e disa objekteve të zjarrfikësve në afërsi të autostradës Arben Xhaferi dhe Ibrahim Rugova.

Këtë po planifikojnë ta bëjnë në mënyrë që të intervenojnë sa më shpejt në rastet kur paraqitet nevoja e zjarrfikësve.

“AME në planin e sajë zhvillimorë për ngritje dhe zgjerim të kapaciteteve reaguese, ka planifikuar të ndërtoj kapacitete  për NJPZSH në nivel vendi, e në veçanti në zonat me rendësi të veçantë bazuar në vlerësimin e rrezikut dhe planit zhvillimor, siç janë autostradat Ibrahim Rugova dhe Arben Xhaferi”, thuhet në njoftim e AME-së.

Një organizmin i tillë, do tu hynë në punë edhe zjarrfikësve komunal, ka thënë zëvendës komandanti i zjarrfikësve në Ferizaj Muj Hajdini.

“Neve shumë na e kish lehtësua punën se intervenimet ishin kon me të shpejta mu lajmëru me kohë ne vend të ngjarjes”.

Ende nuk dihet se kur do të filloj ndërtimi i këtyre objekteve, veç se televizioni ka mësuar jo zyrtarisht se AME do të ndërtoj pese objekte të tilla në afërsi të autostradave në gjithë Kosovës.

lajme të ngjashme