Obiliqi me Shtëpi Kulture me vlerë 810 mijë euro NULL NULL 03.04.2017 13:09 03.04.2017 13:09 Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, së bashku me Kryetarin e Komunws së Obiliqit Xhafer Gashi inspektuan punimet që po bëhen në Shtëpinë Kulturës, e cila është duke u ndërtuar në këtë komunë, njofton Klan Kosova. I pari i Obiliqit Xhafer Gashi njoftoi Ministrin Shala për zhvillimet punimeve që po bëhen në këtë objekt, e cila tash ka disa javë që ka filluar dhe sipas Gashit pritet të përfundojnë brenda këtij viti me një kosto prej 810 mijë eurove. Ministri i Kulturës Kujtim Shala, u shpreh i kënaqur me mënyrën se si janë duke u kryer punimet në këtë Shtëpi Kulture, njofton Klan Kosova.