Obiliq, arrestohen katër të dyshuar për vjedhje – dy prej tyre të mitur NULL NULL 17.01.2026 09:05 17.01.2026 09:05 Të premten në Obiliq janë arrestuar katër të dyshuar për vjedhje të rëndë, dy prej tyre të mitur. Ata dyshohen për një rast vjedhjeje që daton më 9 janar të këtij viti. “Lidhur me rastin, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen katër të dyshuar meshkuj kosovarë (dy prej tyre të mitur)”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.