Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Obama lavdëron Bidenin, për Harrisin s’flet ndonjë fjalë

NULL NULL
22.07.2024 12:09
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, nuk ka shprehur mbështetje për zëvendëspresidenten e ShBA-së Kamala Harrisin, pasi ajo u miratua nga Joe Biden si pasuesja e tij në kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, pasi ai vet u tërhoq si kandidati demokat.

Për Harrisin shprehi mbështjetje ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton.

Guvernatorët Gavin Newsom dhe Josh Shapiro, që dikur u propozuan si zëvendësues të mundshëm të Bidenit, gjithashtu mbështetën Harrisin.

Një deklaratë nga zyra e Obamas lavdëroi Bidenin, por nuk i referohej zëvendëspresidentes, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruar në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar ” shkruhej në të.

“Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën Demokratike në gusht”, thuhej tutje aty.

lajme të ngjashme