Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nxënësit e “Mihal Gramenos” nuk e duan shkollën e re (VIDEO)

NULL NULL
nga Valdrin Ibishi 31.08.2022 20:30

Disa nxënës të klasave të 8-ta e 9-ta, të Shkollës Fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, së bashku me prind të tyre vendosën që pakënaqësinë për ndryshimin e shkollës ta shprehin me protestë.

Shkak për këtë u bë distanca që tashmë këta shkollarë duhet ta bëjnë në këmbë, e që është rreth 1 kilometër më shumë, për të shkuar në objektin e ri.

Kalimi i rrugës nga një anë në tjetrën në magjistralen që lidh këtë qytet me Prishtinën, po shihet shqetësuese për prindërit.

Por në komunë thonë se në pamundësi që të kenë një vend për ndërtim të një shkolle të re, e shtimit të madh të nxënësve në pesë vitet e fundit, si opsion i vetëm ka qenë ky.

Madje, sipas drejtorit të arsimit Samir Shahini, është vetëm një numër i caktuar i prindërve që po e bëjnë këtë revolt.

Sipas Shahinit, vendimi për këtë nxënës është i prerë, sepse nuk ka zgjidhje të dytë për fatin e tyre.

Ky konfirmojë se një takim mes dy palëve është konfirmuar të ndodh të premten.

Ndërsa, aneksi i ri i shkollës “Mihal Grameno” është lëshuar së fundi në funksion, dhe këtë shtator pret shkollarët e parë.

lajme të ngjashme