Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nxënësit e “Ismail Qemali” janë kampionë të Kosovës në Ligën Shkollore të Basketbollit

NULL NULL
02.06.2021 13:22

Ekipi i shkollës “Ismail Qemali” nga Prishtina është fitues dhe kampion i Ligës Shkollore të Basketbollit në Kosovë, për sezonin 2020-2021.

Në finalen e play offit, që u luajt në Rahovec, të martën, nxënësit kryeqytetas mposhtën bashkëmoshatarët e tyre nga “7 Marsi” i Suharekës, me rezultat 46 me 25.

Paraprakisht, “Ismail Qemali” mposhti në gjysmëfinale “Emin Durakun” nga Gjakova. Suharekasit, ndërkaq, ishin më të mirë se “Bajram Curri” nga Istogu.

Ky “kampionat” i nivelit nacional të nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulëta, organizohet nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.

Para fazës play off, “Ismail Qemali” zhvilloi 7 takime tjera, gjashtë nga të cilat i fitoi. Humbjen e vetme e kishin nga “Bajram Curri” i Istogut.

Kjo është hera e parë që shkolla nga Prishtina e fiton këtë kampionat, me grupin e djemve. Vajzat triumfuan vitin e kaluar.

Ky fakt e ka gëzuar shumë trajneren e ekipit dhe arsimtaren e edukatës fizike, Minire Berisha.

“Djemtë treguan lojëra të nivelit të lartë. Në fakt, ata shfaqën art derisa luanin basketboll”, tha ajo për Klankosova.tv duke komentuar dy ndeshjet e play offit, e vecanërisht fitoren. “Ata ishin të fokusuar maksimalisht. Janë shumë të talentuar. Shpresoj shumë të kenë fat edhe mëtutje në basketboll dhe të bijnë në duar të trajnerëve të mirë e profesionistë, pasi janë shumë premtues”.

Sipas Berishës, që tha se është e specializuar në Gjermani për trajnere basketbolli, ekipi i shkollës së saj pritet ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Basketbollit Shkollor, zakonisht mbahet në Zarë të Kroacisë, në rast se kjo garë mbahet.

Vitin e kaluar ishte anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

lajme të ngjashme