Nxënësi nga Kosova fiton vendin e parë në garën ndërkombëtare të matematikës (FOTO) NULL NULL 26.11.2022 23:20 26.11.2022 23:20 Molos Gashi, e ka zënë vendin e parë në garat ndëkombëtare të matematikës. Ai është nxënës i klasës dytë të shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë. Garat janë mbajtur në Dubai. Lajmi u bë i ditur nga vet shkolla. “Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, thuhet në njoftim.