Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nutricionistja Pupovci tregon se cilët janë disa nga faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes së diabetit (VIDEO)

NULL NULL
19.11.2022 12:01

Nutricionistja Vala Pupovci ka treguar se cilët janë disa nga faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes së diabetit.

“Ndër faktorët kryesorë të rrezikut për paraqitjen e diabetit është mbipesha, ose obeziteti. Prandaj, është shumë me rëndësi që të kemi një mënyrë të ushqyerit e cila na ndihmon që të kemi në menaxhim peshën tonë, por edhe diabetin krahas terapisë që i përshkruhet pacientit”.

Pupovci në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, ka thënë që mënyra e të ushqyerit ka një rol shumë të madh.

“Gjithashtu, luan rol të madh edhe aktiviteti fizik i cili ndihmon në menaxhimin e diabetit, por edhe në parandalimin e sëmundjeve dytësore si sëmundjet e zemrës ose problemet që mund të shfaqen më vonë”, ka thënë ajo.

 

lajme të ngjashme