Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nusja” nga Kosova tashmë një filtër Instagrami

NULL NULL
20.02.2020 18:00

Ky po që është një filtër Instagrami pas të cilit duhet të obsesionohemi të gjithë!

Fotografia e famshme e “Nuses Kosovare”, që shfaqë traditën mbi një mijëvjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit, e shpallur si ‘fotografia e ditës’ në 2013-tën në National Geographic, është shndërruar në filtër të Instagramit.

Fotografia “Nusja” nga Kosova – e realizuar nga Nita Zeqiri – ishte zgjedhur Foto e Ditës nga revista prestigjioze “National Geographic”.

Imazhi paraqet një traditë të vjetër mbi një mijëvjeçare që është përcjellur brez pas brezi deri në ditët e sotme.

Fytyra e nuses pikturohet në shumë shtresa të bukura të ngjyrës që simbolizojnë gjëra të caktuara.

Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.

Filtri u krijua nga agjensioni Hallakate që është agjensioni i parë i mediave sociale në Kosovë.

Për të provuar këtë filtër klikoni KËTU. /Prive.al

 

 

 

lajme të ngjashme