Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nunezi do të largohet nga Liverpooli

NULL NULL
12.06.2025 10:14
Darwin Nunez. Foto: AP

Sulmuesi uruguaian i Liverpoolit, Darwin Nunez, do të largohet këtë afat kalimtar nga klubi.

Kështu së paku raporton gazetari sportiv Fabrizio Romano.

“Darwin Nunez do të largohet këtë verë, vendimi është konfirmuar”, shkroi Romani në Facebook.

Mundësia që Nunez të largohet nga “Reds” është përmendur për një kohë, meqë thuhet se ai nuk i ka arritur pritjet e klubit.

Madje, këtë verë mund të ketë edhe largime tjera të lojtarëve, sidomos pasi Liverpooli arriti të sigurojë shërbimet e Florian Wirtz nga Leverkuseni për një shumë rekorde prej 150 milionë eurosh. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme