Numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan shkon në 1 mijë e 400 NULL NULL 02.09.2025 13:03 02.09.2025 13:03 Numri i të vdekurve nga një tërmet i madh në Afganistanin lindor ka arritur në 1 mijë e 400, me më shumë se 3 mijë të plagosur. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, përmes një postimi në “X”. Ekipet e shpëtimit po përpiqen për të arritur në zonën malore dhe të largët të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm, tha një zyrtar i OKB-së, duke paralajmëruar rritje të numrit të viktimave, transmeton Klankosova.tv. Tërmeti goditi disa provinca, duke shkaktuar dëme të mëdha. Ai rrafshoi fshatrat dhe bllokoi njerëzit nën rrënojat e shtëpive që ishin ndërtuar kryesisht me tulla balte dhe dru dhe nuk ishin në gjendje t’i përballonin goditjet. Numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan arrin në 900