Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numri i targës së mamasë i jep çmimin e lotarisë prej 50 mijë dollarësh

NULL NULL
10.08.2023 20:31
loto

Një burrë nga Maryland i ShBA-së, i cili përdor rregullisht numrin e targave të veturës së nënës së tij për të luajtur lotarinë, përfundoi duke fituar çmim prej 50 mijë dollarësh.

Burri i Forestville u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland-it se ai e bleu biletën në stacionin e karburantit, që mbante grupin e tij të zakonshëm të numrave, 4-2-5-2-5, e cila vinte nga targa e nënës së tij.

Burri tha se motra e tij, e cila gjithashtu përdor shpesh të njëjtin kombinim numrash për të luajtur  lotari, e thirri pasi pa rezultatet e shortit.

“Numri i mamasë doli,” kujtoi burri duke cituar motrën e tij.

Burri dhe gruaja e tij thanë se disa nga fitimet do të ndahen me nënën e tij, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për renovimin e shtëpisë, një darkë festive dhe rritjen e kursimeve të tyre.

 

lajme të ngjashme