Numrat janë, por dilemat mbesin: Çfarë qeverie po e pret Kosovën? (VIDEO) NULL NULL 13.01.2026 09:21 13.01.2026 09:21 Formimi i qeverisë së re të Kosovës ka qenë tema që është diskutuar sot në emisionin “Ora Shtatë”. Opinionisti Azdren Shala deklaroi se pas certifikimit të zgjedhjeve, interes i Kosovës është krijimi i shpejtë i institucioneve, gjersa theksoi se s’do të ketë problem në formimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv. “Unë besoj që kurdo që të certifikohen zgjedhjet, interesi i Kurtit dhe i Kosovës është me i kriju sa më shpejt institucionet. Fillimisht konstituimi i Kuvendit pastaj formimi i qeverisë. Deri këtu, si rezultat i atyre rezultateve zgjedhore, nuk kemi pasur probleme, kemi me pasë një qeveri të shpejtë, sepse janë numrat tashmë”, tha Shala. Nga ana tjetër, opinionisti Labinot Balaj u shpreh se përmbajtja e qeverisë së re nuk do të ketë ndonjë ndryshim apo dallim nga ajo e kaluara, megjithatë, sipas tij, gjithçka varet nga dinamikat që mund të ndodhin. “[Qeveria e re] nuk ka me ndryshu. Janë ata emra, ajo përbërje, ajo strukturë e kabinetit. Për nga cilësia nuk ka me pas ndonjë ndryshim rrënjësor. Varet edhe nga dinamikat që do të ndodhin”, tha Balaj. Ndërkohë, gazetari Ardian Gaxherri tha i bindur se qeveria që pritet të bëhet nga VV, do të jetë e qëndrueshme, por joefikase. “Sa i përket kabinetit qeveritar mendoj se do të jetë një qeveri e qëndrueshme, por totalisht joefikase”, tha Gaxherri.